
Të premten 26 kontrollorë të aeroportit “Nënë Tereza” u shoqëruan në policinë e Tiranës. Te enjten, në orën 23:30, u shoqëruan 9 prej tyre.
Prokuroria e Tiranës i akuzoi kontrollorët për shpërdorim detyre. Ata po hetohen në gjendje të lirë. Kulla e vrojtimit u morr në dorëzim nga forcat ushtarake.
Kontrollorët e aeroportit hynë në grevë të enjten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, nga ulja e rrogës dhe heqja e të gjitha përfitimeve sipas kontratave individuale.
Kryeministri Edi Rama akuzoi si nxitësit e kësaj greve Presidentin Ilir Meta. Ai i paralajmëroi kontrollorët se nëse nuk kthehen në punës të premten do të pushohen nga puna.
Si pasojë e grevës së kontrollorëve , të enjten u pezulluan fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”.