
Aktori Ervin Bejleri shoqërohet në polici, gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Brendshme. Lajmin e bëri të ditur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Ata në një postim në Facebook shkruajnë:
“Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Policia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri.
Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin.”
Aleanca i bën thirrje policisë të lirojë menjëherë aktorin Bejleri.