
Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil u shoqëruar në Polici, të enjten, në darkë, njoftojnë burime për abcnews.al.
Ai dyshohet si i përfshirë në krijimin e situatës me kontrrollorët në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Prokuroria ka arrestuar 3 punonjës me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kontrollorët e lundrimit ajror pezulluan fluturimet ajrore për 24 orë, për shkak të grevës së nisur për mos plotësimin e kërkesave nga qeveria.
Fluturime e domosdoshme u hapën sot në mesditë, pas marrjes në dorëzim të kullës nga forcat ushtarake.
Qeveria i zëvendësoi kontrrollorët shqiptarë me turq.
Të premten, fluturimet do të vazhdojnë normalisht.