Shpërthejnë municione të vjetra nga zjarret në Memaliaj dhe Dropull

Nga Exit News
Shpërthejnë municione të vjetra nga zjarret në Memaliaj dhe Dropull

Dy vatra të reja zjarri u raportuan të enjten në vend, njëra në Memaliaj të Tepelenës dhe tjetra në fshatin Radat të Dropullit.

Në këtë të fundit situata u paraqit kritike në mëngjes, pasi zjarri po u drejtohej qendrave të banimit.

Prefekti i Gjirokastrës Odise Kote, në një intervsitë për Report Tv, deklaroi se ishin angazhur jo vetëm gjtihë forcat zjarrëfikëse të qytetit Gjirokastër, por ishin thirrur edhe ato të Përmetit e ishte kërkuar ndihmë edhe nga Greqia, si zonë kufitare.

Më pas, u raportua se ishte shmangur rreziku për prekjen e shtëpive, por për shkak të flakëve kishin plasur predha të vjetra të kohës së luftës.

Municione të vjetra raportohet të kenë shpërthyer edhe në Memaliaj të Tepelenës.

Fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar nga këto shpërthime.

Ndërkohë, një tjetër zjarr që shpërtheu pranë konvikteve të Korçës u vendos nën kontroll të enjten, ndërsa zjarri disaditor në Kukës u zmbraps për shkak të reshjeve të shiut në zonë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>