
Të enjten në mbrëmje shpërtheu një makinë në zonën e Komunës së Parisit. Makina u raportua se ishte në pronësi të prokurorit A.M.
Policia njoftoi se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
“Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale”, tha policia.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, tha policia.