Shpërthen makina e prokurorit, Policia: Vetëm dëme materiale

Nga Exit News
Shpërthen makina e prokurorit, Policia: Vetëm dëme materiale

Të enjten në mbrëmje shpërtheu një makinë në zonën e Komunës së Parisit.  Makina u raportua se ishte në pronësi të prokurorit A.M.

Policia njoftoi se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

“Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale”, tha policia.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes, tha policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>