
Një vullkan joaktiv për afërsisht 6,000 vjet shpërtheu të premten në mbrëmje në Gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore, sipas Associated Press.
Shpërthimi – i cili është relativisht i vogël – është i pari në zonës që prej 781 vitesh.
Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave tha se nuk parashikonte evakuime të banorëve sepse vullkani është në një luginë të largët, rreth 2.5 kilometra larg zonës së banuar.