Një automjet shpërtheu të martën në mëngjes në Kamëz. Automjeti shpërtheu sapo drejtuesi shkeli pultin e hapjes së makinës. Drejtuesi u plagos lehtë. Poshtë makinës, sipas Policisë ishte vendosur tritol.
Sipas të dhënave në media, pronari i makinës Gjon Mema ka qënë i dënuar në Francë dhe Itali për vjedhje me dhunë dhe armë. Ndërsa në Shqipëri ai ka qënë i dënuar për armëmbajtje pa leje.