Shpërthen vullkan në ishullin La Palma në Spanjë

Nga Exit News
Shpërthen vullkan në ishullin La Palma në Spanjë

Një vullkan shpërtheu në ishullin La Palma në Kanariet Spanjolle të dielën, duke shpërndarë lavë, tym dhe hi në ajër.

Autoritetet kishin filluar evakuimin e të sëmurëve dhe kafshëve nga fshatrat përreth para shpërthimit në orën 15:15.

Pas shpërthimit, popullsia e zonës u udhëzua të shkojë në një nga pesë qendrat e evakuimit, për të cilën qeveria e ishujve ka angazhuar ushtrinë.

Bashkia u bëri thirrje banorëve të “ushtrojnë kujdes shumë të madh” dhe të qëndrojnë larg zonës së shpërthimit.

Ekspertët nuk janë të sigurtë sa do të zgjasë rrjedhja vullkanike, por do të masin çdo ditë sasinë e llavës. Deri tani nuk janë raportuar të lënduar, ndërkohë që fluturimet nga dhe për në Kanarinë vazhdojnë si zakonisht, sipas një raportimi nga Reuters.

Cumbre Vieja në La Palma një nga rajonet vullkanike më aktive në Kanarie dhe shpërthimi i fundit u paralajmërua nga mbi 22 mijë dridhje brenda një jave në ishull.

Shpërthimi më i hershëm i regjistruar në La Palma ishte në 1430, sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll (ING) dhe ai i fundit ndodhi më 1971, nga i cili pati një viktimë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>