Shpërthim në një godinë pranë Portit të Sarandës

Nga Exit News
Shpërthim në një godinë pranë Portit të Sarandës

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur në Sarandë rreth 30 minuta më parë, për shkaqe ende të panjohura. Të parët që raportuan mbi ngjarjen qenë vetë banorët, të cilët komentuan në rrjetet sociale mbi intensitetin e shpërthimit, i cili është ndjerë deri në Santa Quaranta.

Menjëherë janë dëgjuar sirenat e policisë dhe zjarrëfikses, të cilët kanë nxituar për në vendngjarje, por deri tani ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi cfarë ka ndodhur.

Megjithëse fuqia e shërthimit ka çarë xhamin e një dyqani të ndodhur përballë, dëshmimtarët janë shprehur se nuk ka patur as tym, as zjarr e as nuk janë shënuar dëme në njerëz.

Nga raportimet paraprake në vendngjarje dijmë që shpërthimi ka ndodhur në një hotel që gjendet nën rikonstruktim.

Exit News do t’ju vë në dijeni të zbulimeve të mëtejshme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>