Sot në mëngjes, në zonën historike Sultanhanahmet të Stambollit ndodhi një shpërthim. Mediat turke raportojnë se të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur. Zona e goditur është një nga zonat më të vizituara nga turistët, ajo përfshin Xhaminë Blu dhe Pallatin e Sulltanëve.
Ky është sulmi i dytë i ndodhur në Turqi brenda katër mujorit të fundit. Në tetor të vitit 2015 , u vranë 99 njerëz dhe u plagosën 240 të tjerë si pasojë e një shpërthimi në qyetin e Ankarasë.