Shpërthimi në Bejrut: Zyrtarët e portit në arrest shtëpie, kërkimet vazhdojnë

Nga Exit News
Shpërthimi në Bejrut: Zyrtarët e portit në arrest shtëpie, kërkimet vazhdojnë

Punonjësit e portit të Bejrutit përgjegjës për monitorimin dhe ruajtjen e substancës së nitratit janë në arrest shtëpie në pritje të hetimit mbi shpërthimin e së martës, tha qeveria libaneze, për median e huaj.

Kjo është një lëvizje e qeverisë për t’i treguar popullit se po e trajtojnë me seriozitet hetimin, por shumë qytetarë fajësojnë të gjithë elitën politike për neglizhencë, paaftësi dhe korrupsion.

Gjithashtu edhe Drejtorit i portit dhe ai i doganës i kanë treguar medias vendase se i kanë kërkuar autoriteteve dhe gjykatës disa herë për largimin e kimikatit ose vendosjen e subastancës në një vend të sigurtë, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Në arrest shtëpi do të qendrojnë të gjithë punonjësit e portit që janë marrë me ruajtjen dhe monitorimin e substancës, që prej vitit 2014, infromoi ministry I drejtësisë i Libanit.

Substanca që shkaktoi shpërthimin ishte e vendosur në magazinë që prej vitit 2013.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>