Shpifës apo të paditur fuksionalë? Makina e përbaltjes kundër Zaganit II

Shpifës apo të paditur fuksionalë? Makina e përbaltjes kundër Zaganit II

Pas shfaqjes artistiko gazetareske mbi pronat e sajuara të Dritan Zaganit, me qëllim diskreditimin e tij në sytë e opinionit publik, strategjia e sistemit imunitar politik të Kryeministrit Edi Rama u shfaq më qartë gjatë daljes së tij televizive në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit.

Kryeministri pohoi, duke theksuar fort fjalët dhe duke e trajtuar dy herë, se Dritan Zagani nuk është i besueshëm sepse ai i ka bërë deklaratat ndaj Tahirit pasi është goditur nga ligji dhe është “dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dekonspirim të aksioneve të policisë”.

Për fat të keq për të, tani të gjithë gazetarët në Shqipëri, dhe një pjesë e mirë e lexuesve, e dinë shumë mirë historinë e Dritan Zaganit, dhe e kanë kuptuar fare mirë se ai u arrestua vetëm sepse i ishte afruar shumë të vërtetës mbi Habilajt dhe lidhjet e tyre.

Ai u akuzua për “shpërdorim detyre” dhe “mos denoncim të krimit”, vepra penale që nuk i përkasin as Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës përkatëse, prandaj ai u mbajt në burg për më shumë se 6 muaj pa asnjë lloj hetimi.

Më pas hetimi gjyqësor u transferua në prokurorinë e Fierit—për kompetencë dhe përkatësi territoriale—dhe aty nisi braktisja për më shumë se një vit në arrest shtëpie e tij, në një proces i cili nuk po bënte përpara, deri në momentin që Zagani u arratis në Zvicër dhe nga andej filloi t’i bënte publike akuzat mbi lidhjen Tahiri-Habilaj.

Por magjistari i komunikimit, Kryeministri Edi Rama, vuri në veprim gjithë karizmën e tij televizive për të deligjitimuar denoncimet e Zaganit, duke e përshkruar atë si “një të dënuar” që ka folur vetëm pasi u godit nga ligji. Dhe si psikolog shpjegoi se bëhej fjalë për një njeri që bërtet për t’i dhënë kurajë vetes—një i mjerë i gatshëm për të deklaruar çdo gjë për të shpëtuar veten.

Nuk dihet nëse Rama u rrëmbye nga nxehtësia e retorikës ose, siç ka më shumë gjasa, kjo akuzë tërësisht e pabazë u hodh me zgjuarsi për të ngatërruar sa më shumë atë pjesë të elektoratit socialist që ende i beson “virgjërisë” së Kryeministrit apo të Saimir Tahirit. Fushata dinake për pasuritë e mundshme të Zaganit, e cila zuri vend gjerësisht në mediat dhe pohimet e gazetarëve të regjimit duket se e konfirmon më shumë hamendësimin e dytë.

Deklaratave të rreme të Kryeministrit iu përgjigj drejtuesi i opozitës Lulzim Basha, i cili i sugjeroi prokurorisë të hetojë funksionarët e shërbimeve të brendshme të Ministrisë së Brendëshme, të cilët arrestuan Zaganin. Pas kësaj erdhi replika e Taulant Ballës, kryeparlamentarit socialist, i cili për të përgenjështruar Bashën publikoi “provën”, pra atë që sipas standarteve gjyqësore duhet të ishte dënimi i Zaganit të cilit iu referua Kryeministri.

Por dënimi i publikuar nga Taulant Balla nuk ishte asgjë më shumë se sanksionimi i vendimit të arrestimit të Zaganit, i vendosur nga gjyqtar njëngjyrësh me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që po niste hetimet, me denoncim të Ministrisë së Brendëshme, duke ndërmarrë kështu një veprim që në një vend normal bëhet kur ekziston rreziku që gjatë procesit të hetimit i dyshuari mund të largohet ose ai mund të prishë provat kundër tij.

Sigurisht është e çuditshme që shefi i grupit parlamentar socialist nuk arrin të dallojë ndryshimin ndërmjet një urdhër arresti dhe një dënimi fajësimi. Ose ndoshta thjesht ai nuk do që ta vërë në dukje këtë ndryshim.

Zërat e opozitës kritikuan deklaratën e Ballës, kur befas një tjetër organ i regjimit—që duket se ka rihyrë sërish në radhët e shtypit të regjimit, me gjasa pasi është rifurnizuar me fonde apo të mira të tjera nga regjimi— publikoi një vendim të dhjetorit 2016 të Gjykatës së Vlorës, e cila e ka dënuar Zaganin për thyerje të arrestit të shtëpisë, vendim për të cilin Zagani nuk ishte në dijeni, sikurse nuk është as avokati i tij në Shqipëri.

Pra, të gjithë “besnikët” e paguar të Rilindjes janë të angazhuar për të treguar se Zagani është i dënuar, pra një njeri famëkeq, prandaj dhe deklaratat e tij janë të pabesueshme, ashtu sikurse ka deklaruar shefi politik.

Për ta thënë në një mënyrë tjetër, nëse Rama me të vërtet ka ngatërruar realitetin, edhe media ndryshon realitetin, ose të paktën tregon një realitet që ngjan me atë që tregon udhëheqësi.

Edhe një dënim për “braktisje të arrestit të shtëpisë”, i dhënë me shpejtësi dhe në fshehtësi, nuk mund ta ndryshojë gjendjen, sepse është e qartë se Zagani ishte i burgosur në pritje të një procesi që nuk u mbyll asnjëherë—ashtu sikurse është e qartë se Zagani e ka kryer veprimin për të cilin është dënuar (arratisjen), por kjo ka ndodhur më pas, shumë më pas se fillimi i problemeve të tij me drejtësinë.

Më pak e qartë është se Zagani u gjykua dhe u dënua brenda vetëm dy muajve—ndërsa procesi i vërtet, ai për të cilin u arrestua në vitin 2014, vazhdon ende—ndoshta me një avokat të caktuar nga shteti ndërsa avokati i tij për procesin kryesor (shpërdorim detyre) nuk u lajmërua.

Dramatike, nga pikëpamja e qytetarisë dhe logjikës juridike, është se në vendimin e gjykatës për dënim me tre vjet burg përdoret fakti se i pandehuri është hetuar penalisht (pa arritur në vendim) si tregues i rrezikshmërinë së tij shoqërore, çfarë është përdorur për të justifikuar dënimin maksimal. Që gjykata të përdorë një padi, e cila është ende në hetim, për të treguar një faj është diçka që nuk mund të ndodhë as në Korenë e Veriut.

Vetëm ekspertët e procedurës penale shqiptare mund ta vlerësojnë rregullsinë e një gjykimi të tillë, por lajmi i gjyqeve sekrete, që “vertetojnë” se një person i papëlqyer për qeverinë është një kriminel—gjyqe të denja për kohë të tjera dhe aspak të papranueshme në Evropën e sotme—duket se i jep një shije shumë të ndryshme reformës në drejtësi që po fillon me vështirësi.

Normal
0

false
false
false

EN-US
JA
X-NONE

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:Calibri;}

Ajo që i ndodhi dhe po i ndodh Zaganit (dhe mesa duket tre policëve të tjerë “fajtorë” sepse shoqëruan në komisariat makinën e Habilajve dhe të Tahirit) është mesa duket pjesë e një persekutimi gjyqësor me qëllime politike. Operacionet e shpifjes dhe delegjitimitetit vënë në veprim nga eksponentë të ndryshëm të shumicës gjatë këtyre ditëve e tregojnë në mënyrë gjithmonë e më të qartë këtë gjë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>