SHBA-tё dhe vendet europiane janё gjithnjë e më tё shqetёsuara për kthimin e rajonit të Ballkanit në një qendër të rëndësishme rekrutimi për grupe terroriste.
Tё martёn, nё Bosnje Hercegovinё u arrestuan 11 persona qё mendohet se kishin lidhje me Shtetin Islamik.
Ndërkohë, burime tё shërbimeve sekrete kroate pretendojnë se kanë identifikuar një drejtues të rëndësishëm ekstremist, i cili është duke ngritur rrjete rekrutimesh në Bosnjë dhe Kosovë.
Shёrbimet e huaja të inteligjencёs janë shprehur se janë të paktën 330 boshnjakë që luftojnë për Shtetin Islamik, 100-150 janë nga Kosova, 90 nga Shqipëria, 50 -70 nga Serbia dhe rreth 12 nga Maqedonia.
Mendohet se rreth 50 nga kёta luftёtarë ballkanas janё vrarё nё luftё ndёrsa rreth 100 tё tjerё janё kthyer mbrapsht pasi kanë luftuar.