Shqetësime për aktivitetin e ISIS nё Ballkan

SHBA-tё dhe vendet europiane janё gjithnjë e më tё shqetёsuara për kthimin e rajonit të Ballkanit në një qendër të rëndësishme rekrutimi për grupe terroriste.

Tё martёn, nё Bosnje Hercegovinё u arrestuan 11 persona qё mendohet se kishin lidhje me Shtetin Islamik.

Ndërkohë, burime tё shërbimeve sekrete kroate pretendojnë se kanë identifikuar një drejtues të rëndësishëm ekstremist, i cili është duke ngritur rrjete rekrutimesh në Bosnjë dhe Kosovë.

Shёrbimet e huaja të inteligjencёs janë shprehur se janë të paktën 330 boshnjakë që luftojnë për Shtetin Islamik, 100-150 janë nga Kosova, 90 nga Shqipëria, 50 -70 nga Serbia dhe rreth 12 nga Maqedonia.

Mendohet se rreth 50 nga kёta luftёtarë ballkanas janё vrarё nё luftё ndёrsa rreth 100 tё tjerё janё kthyer mbrapsht pasi kanë luftuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>