
“Mendoj për cilindo Ambasador të SHBA, Shqipëria është detyra e ëndrrave, sepse rrethohesh nga njerëz që së pari, e duan Amerikën”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim në një intervistë për gazetarin Sokol Balla, në News24.
Ajo tha se marrëdhënia Shqipëri-Amerikë është e vecantë e “nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar ndokund tjetër dhe vendi po kalon disa ndryshime mjaft të rëndësishme”.