Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan të enjten në Strugë marrëveshjen e dytë të minishengenit, Marrëveshjen për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Prespës.
Marrëveshja lejon krijimin e strukturave të përbashkëta për të menaxhuar pshkimin në ekosistemin e Ohrit dhe Prespës së Madhe.
Në një njoftim për median Ministri i Bujqësisë së Maqedonisë së Veriut tha se do të ketë edhe marërveshje të tjera në fushën e bujqësisë.
Dy vendet do të ngrejnë një komitet të përbashkët për të mrrë vendimet për menaxhimin e përbashkët.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan më 24 prill marrëveshjen e parë të minishengenit, Marrëveshjen për Njohjen e Çertifikatave Fitosanitare.
Marrëveshja do të lehtësojë tregtinë dhe shkëmbimin e produkteve bujqësore midis dy vendeve.