Qeveria kërkon të rishikojë kontratat me konçesionarët e naftës

Qeveria kërkon të rishikojë kontratat me konçesionarët e naftës

Ministri i Industrisë dhe Energjisë Damian Gjinkuri ka deklaruar, dje, se qeveria do të rishikojë kontratat me firmat konçesionare të naftës që veprojnë në Shqipëri.

Qëllimi i rishikimit është vendosja e kufizimeve për shpenzimet e zbritshme që ju njihen këtyre kompanive, për efekt të llogaritjes së taksave.

Në marrëveshjet aktuale janë përfshirë klauzola që i përjashtojnë këto kompani nga tatimi mbi fitimin deri në momentin kur ato të rikuperojnë plotësisht investimet e tyre.

Për këtë arsye, mendohet se kompanitë konçesionare janë të motivuara të fryjnë shifrat e invesitmeve dhe shpenzimeve, me qëllim zvogëlimin e detyrimeve tatimore.

Rasti më ekstrem është ai i Bankers Petroleum – aktualisht kompania më e madhe në vend – e cila edhe pse ka eksportuar miliarda dollarë naftë nuk ka paguar, që nga viti 2004, asnjë dollar tatim mbi fitimin.

Sipas, agjencisë Reuters, e cila i referohet Minisitrit Gjiknuri, qeveria ka filluar negociatat me kompanitë Shell dhe Delek Group, të cilat janë në fazën e eksplorimit por jo të shfrytëzimit.

Është e paqartë se si do të mundë qeveria të ulë në tryezën e negociatave kompanitë me kontrata aftagjata shfrytëzimi, si Bankers, kur kërkesa e qeverisë bie ndesh me interesat e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>