Në tetor, 4680 shqiptarë azilkërkues në Gjermani

Janë 4680 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti. Ministria e Brendshme e Gjermanisë publikoi sot shifrat e azilkërkuesve në Gjermani, ku Shqipëria renditet e dyta pas Sirisë. Ministria e Brendshme gjermane deklaroi se nga janari  deri në tetorin e këtij vitit kanë kërkuar azil  49692 shtetas shqiptarë.

Shifrat e publikuara nga institucionet shtetërore në Gjermani  konfirmojnë se numri i azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë ka një rënie të numrit të azilkërkuesve por sërish Shqipëria mbetet e dyta pas Sirisë për numrin e azilkërkuesve në Gjermani. Krahasuar me një vit më parë, shifrat e azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë janë tetëfishuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>