Raporti i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit e rendit Shqipërinë të fundit në Europë për cilësinë e lidhjes së internetit.
Shqipëria, madje, është i vetmi vend në rajon, që vlerën e Indeksit të Zhvillimit në Teknologjinë e informacionit, e ka nën mesataren europiane. Vlera mesatare e këtij indeksi në Europë është 5,03 , ndërsa Shqipëria e ka vetëm 4,73.
Në renditjen botërore, Shqipëria zë vendin e 94-t nga 167 shtete. Korea e Jugut renditet në vendin e parë, ndjekur nga Danimarka dhe Islanda.