Shqipëria ka nisur tenderin e saj të parë për një impiant për prodhimin e energjisë përmes erës. Banka Evropiane e Rindërtimit dhe Zhvillimit dha lajmin përmes një njoftimi për shtyp.
Çdo projekt me një kapacitet midis 10MW dhe 75MW mund të aplikojë për tenderin. Qeveria do të zgjedhë disa projekte me një kapacitet të kombinuar prej 100MW, të cilat mund të rriten në 150MW, në përputhje me synimet e energjisë së rinovueshme të Shqipërisë.
Fituesi i tenderit dhe procesi i tenderimit pritet të shpallet në gjysmën e parë të vitit 2023.
Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë ka filluar tenderin me mbështetjen e BERZH-it.
Matteo Colangeli, Drejtori i BERZH për Ballkanin Perëndimor, tha: “Ne jemi të kënaqur me progresin që Shqipëria po bën në shtimin e projekteve të energjisë së erës dhe diellit përmes tenderëve të hapur dhe transparent. Ky është një tjetër moment historik për diversifikimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë në vend. ”
Ofertuesit kanë kohë deri në mes të qershorit 2022 të paraqesin aplikimet. Atyre u kërkohet të propozojnë zhvillime të energjisë së erës bazuar në studime të rrymave të erës dhe shqyrtime të të zonave “të ndaluara”.
Lajmi vjen pas dhënies së suksesshme të dy tenderëve për projekte të energjisë diellore të mbështetur nga BERZH në Karavasta dhe Spitalle.
Impjantet e para me energji diellore të Shqipërisë u lidhën me rrjetin energjitik në fillim të këtij muaji.
Kjo do të ndihmojë në diversifikimin e furnizimit me energji të Shqipërisë, i cili sipas BERZH, është jo i sigurt pasi mbështetet në energjinë hidrike e cila ndikohet nga ndryshimet sezonale.
Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) po siguron fonde për ndihmën teknike që mbulon tenderin e ri dhe punën rregullatore në sektorin e energjisë për të lehtësuar organzimin e ankandeve.
Françoise Salamé Guex, Divizioni i Financimit të Infrastrukturës, SECO Zvicër, komentoi: “Ne jemi krenarë që mbështesim Qeverinë e Shqipërisë në zhvillimin e tregut të energjisë së erës. Fillimi i tenderit është një moment i rëndësishëm në tërheqjen e konkurrencës së sektorit privat të energjisë së rinovueshme në Shqipëri, i cili është një hap kritik në tranzicionin në një ekonomi të larmishme me karbon të ulët. ”
Ndërkohë, Shqipëria po ndjek ende disa projekte hidroenergjitike, pavarësisht se ato nuk janë të gjelbërta ose të qëndrueshme. Ato janë duke u zhvilluar ose pritet të ndërtohen në lumenj që i nënshtrohen fushatave për mbrojtjen e tyre.
Për më tepër, në 2018, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Shell për të eksploruar jugun e vendit për naftë, pavarësisht ankesave nga banorët. Disa nga zonat që po eksplorohen përfshijnë shtratin e lumit Vjosa, lumin e fundit të egër të Evropës.
Javën e kaluar, Bankwatch i kërkoi EBRD-së të heqë dorë nga projektet e hidrokarbureve në Ballkanin Perëndimor.
Sipas BankWatch, ERBD – e cila synon të mbështesë sektorin privat të rajonit të mbuluar nga BankWatch – ka potencialin për të promovuar investime në energji të qëndrueshme dhe të rinovueshme duke mbështetur ekonominë e vendeve në tranzicion dhe duke vendosur standardin për mënyrën se si institucionet e financave publike duhet të mbështesin një ekonomi me karbon zero.
Raporti i BankWatch analizoi se si projektet e lidhura me energjinë e BERZH-it nga 2014 në 2020 nuk kanë arritur të dërgojnë një mesazh të qartë në. Ai thotë që iniciativat e tyre duhet të përputhen me Strategjinë e Sektorit të Energjisë të Marrëveshjes së Parisit (2019-2023). Në vend të kësaj, ERBD po përsërit gabimet e saj të kaluara, duke lejuar që investimet e gazit të lëngshëm të vazhdojnë, thuhet në raport.
Në gjashtë vitet e fundit, BERZH ka investuar më shumë në lëndët djegëse sesa në burimet e ripërtëritshme. Në vitin 2020, më shumë se 70 përqind e financimit të hidrokarbureve shkuan për kompanitë kryesore të qymyrit dhe gazit.