Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s për t’i dhuruar pajisje e mjete spitalore të nevojshme në luftën kundër Covid-19.
Përmes një letre zyrtare më 27 mars, qeveria shqiptare ka kërkuar pajisje mjekësore (800 ventilatorë e 500 monitorë) dhe mjete mbrojtëse për stafin spitalor, (1,5 milionë maska të ndryshme e 200 mijë veshje).
Qeveria njofton NATO-n se ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit dhe se po mundohet të përgatisë ambiente të reja për karantinimin dhe shtrimin e të prekurve. Për këtë në listën e kerkesave janë dhe 500 shtretër dhe 500 sete me pajisje për shtretërit.
Sipas të dhënave të periudhës 9-27 mars, niveli i prekjes nga pandemia në Shqipëri është 6 në 100 mijë qytetarë, ndërsa në Tirana është pothuaj 3 herë më e lartë, 17 në 100 mijë qytetarë.
Edhe Maqedonia e Veriut e Mali i Zi i kanë kërkuar ndihmë NATO-s për mjete e pajisje spitalore.
Lista me pajisjet e kërkuara nga qeveria shqiptare:
- 2 mijë kaska mbrojtëse CPAP
- 2 mije kaska mbrojtëse NIV
- 200 njësi monitorimi kontrolli
- 1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit
- 300 mijë Doreza nitrile 230 mm
- 200 mijë Veshje për mjekët
- 1 milion maska kirurgjikale
- 500 mijë maska FFP3
- 500 monitorë për shumë parametra
- 500 pompa shiringe
- 300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)
- 500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)
- 500 shtretër me dyshekë
- 500 pajisje për shtretërit
- 500 dollapë për veshjet.