Shqipëria merr postin e zëvendës Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Nga Exit News
Shqipëria merr postin e zëvendës Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Shqipëria do të mbajë vendin e zëvendës Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75-të saj.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë post nga Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, e cila është përfaqësuese e përhershme e vendit në OKB.

Besiana Kadare shkroi në rrjetet sociale:

“Krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur si zëvendës/presidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendës/presidente në këtë sesion historik dhe po shoh para për të punuar me ambasadorin turk Volkan Bozkir, që është edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme.”

Përzgjedhjen e Shqipërisë dhe emërimin e Kadares e përshëndeti presidenti Meta dhe ambasadorja Kim.

Presidenti Meta shkroi në rrjetet sociale:

“Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror.
Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë.”

Ndërsa ambasadorja Kim u shpreh:

 “Urime Besiana Kadare si e përzgjedhura e Shqipërisë në këtë post të rëndësishëm.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>