Shqipëria mund të marrë vaksina Sputnik V nga Sllovakia

Nga Exit News
Shqipëria mund të marrë vaksina Sputnik V nga Sllovakia

Shqipëria mund të marrë vaksina ruse Sputnik V nga Sllovakia.

Sipas medias Euroaktive, Ministri i Shëndetësisë Vladimír Lengvarský u shpreh të mërkurën se vendet si Argjentina, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë shprehur interes për të marrë dozat e vaksinës nga Sllovakia. Ministria dëshiron që qeveria të japë një sasi të caktuar vaksinash në ndihmë për vendet në Ballkanin Perëndimor.

Ku vendim erdhi pasi Sllovakia ka mbi 150 mijë doza vaksiansh Sputnik V të papërdorura, për shkak të interesit të ulët të qytetarëve për të marrë vaksinën ruse.

Qeveria sllovake po mendon t’i shesë ose t’i dhurojë dozat e mbetura, nga ngarkesa prej 200 mijë dozash të blera në fillim të 2021-shit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>