Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë në Europë dhe një ndër të fundit në gjithë botën.
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetit, bazuar në të dhënat e vitit 2016, Shqipëria ka 12 mjekë për 10 mijë banorë, duke lënë pas në botë vende si Afganistani, Kongo, Pakistani e India.
Numri i mjekëve në vend mendohet se aktualisht është edhe më i ulët pas emigracionit masiv që ka karakterizuar profesionin e mjekut vitet e fundit, me destinacion kryesisht Gjermaninë.
Vendi me numrin më të lartë të mjekëve për 10 mijë banorë është Lituania me 63 mjekë.
Në Europë Qëndrore vendi me më shumë mjekë është Greqia, me 55 të tillë për 10 mijë banorë, Austria 51,7 mjekë, Gjermania me 42,5 mjekë, Suedia e Italia me nga 40.
Ndërsa në Ballkanin Perëndimor, vendi me më shumë mjekë është Serbia me 31 mjekë për 10 mijë banorë.
Më herët, OKB ka raportuar dhe se Shqipëria është një prej vendeve që shpenzon më pak se vendet e tjera, vetëm 2,3 për qind të PBB-së për shëndetin. Për OKB-në, “kjo prirje është shqetësues nëse duam të ndërtojmë një sistem më të mirë shëndetësor.
Në vlerësimet e saj, “për të plotësuar nevojat e shërbimit parësor mjekësore qeveria duhet të investojë 25 përqind të buxhetit të saj”.