Shqipëria renditet në vende me nivel të lartë të monopolizimit, korrupsionit, kapjes së shtetit dhe paragjykimit të interesit privat në rajon, sipas një raporti të Institutit për Lidershipin në Evropën Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI).
Raporti zbuloi se pavarësisht përparimeve të vazhdueshme në mirë qeverisje, kapja e shtetit mbetet në nivele të papranueshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor. SELDI vëren se zhvillimi i metodave efektive për të adresuar këtë problem përpara anëtarësimit në BE është një parakusht thelbësor në procesin e zgjerimit.
Përmes vlerësimit të kapjes së shtetit, SELDI ofroi një pasqyrë se si kapja e shtetit prek sektorët kryesorë ekonomikë dhe rreziqet e monopolizimit në rajon.
Për sa i përket monopolizimit, presioni është më i lartë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Në këto vende, situata përkeqësohet nga mungesa e politikave kundër oligarkisë. Presioni i kapjes së shtetit tek biznesi zakonisht kanalizohet përmes përqendrimit të prokurimit publik, lejeve të ndërtimit, koncesioneve, privatizimit, si dhe licenca për bizneset e rregulluara dhe të akcizave.
Shqipëria gjithashtu u vlerësua dobët në presionin ndaj kapjes së shtetit. Ajo u regjistruar si “e lartë në nivele shqetësuese”. Kjo kërkon më shumë ligje më të forta kundër përqendrimit të prokurimit, aktiviteteve të organeve të specializuara rregullatore dhe më shumë transparencë në sektorët kritikë.
Fushat më të ndikuara nga monopolizimi në Shqipëri – janë telefonia celulafre (59%), farmaceutika (56%), lojrat e fatit (50%), furnizimi me energji elektrike dhe gaz (47%) dhe ndërtimi (41%).
Monopolizimi i sektorit të energjisë elektrike dhe gazit ishte veçanërisht problematik dhe raporti vuri në dukje se qeverisja e keqe në këtë sektori e është e përhapur.
“Bashkimi i ndërhyrjeve politike dhe administrimi i dobët i ndërmarrjes nga shteti dhe varësia nga furnizuesi i huaj lejon korrupsion dhe abuzimin e fondeve publike.
Sektori i energjisë në rajon karakterizohet kështu nga mungesa e transparencës dhe struktura joefikase e qeverisjes së koorporatave të ndërmarrjeve të bëra nga shteti”, vuri në dukje SELDI.
Njëanshmëria e interesit privat gjithashtu rezultoi se ishte një çështje e madhe në Shqipëri. Raporti pa disa sektorë dhe analizoi prevalencën e kontrollit dhe vendosjen e sanksioneve në mënyrë selektive dhe bazuar në interesat private. Ai gjithashtu pa mënyrën se si organizatat publike përdoren për përfitim personal ose si armë kundër konkurrentëve.
Në Shqipëri, politikat anti-korrupsion vlerësohen “veçanërisht të padobishme” në institucionet publike të lidhura me ndërtimin. Anshmëria private ishte gjithashtu një çështje në fushën e transportit dhe në bujqësi. Energjia, doganat, autoritetet tatimore, privatizimi, kujdesi shëndetësor dhe farmaceutika, prokurimi dhe qeverisja lokale gjithashtu konsiderohen se kanë politika joefektive anti-korrupsion.
Shqipëria ka një paragjykim shumë të lartë për ndikimin e interesit privat në fushën e “parandalimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave”. U zbuluar se shumë prej këtyre organizatave dhe entiteteve kanë vepruar sipas agjendës së tyre private, dhe jo të së mirës publike.
SELDI rekomandoi që organizatat duhet të ndalojnë së mbështeturi tek institucioni i sapo formuar për rezultate, pasi këto shpesh janë një marifet propagande sesa një zgjidhje për problemet endemike.
Raporti gjithashtu vuri në dukje se qytetarët dyshojnë në efektivitetin e reformave anti-korrupsion në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Seldi tha se shqetësimet e tyre janë të justifikuara.
Për sa i përket lirisë së medias, redaksitë në vend dhe pjesa tjetër e rajonit vuajnë nga ndërhyrjet, kontrolli i qeverisë dhe biznesit dhe mungesa e aftësisë për të siguruar mbikëqyrje demokratike. Media shpesh përdoret për të denigruar kundërshtarët, për të ndikuar në politikë dhe për të shtrirë interesat ekonomike private në politikë.
Në Shqipëri, SELDI gjeti se ka raporte të shumta për gazetarë të shquar, ndaj të cilëve po ushtrohet presion nga zyrtarë të lartë të qeverisë. Gjithashtu televizionet ishin të përqendruar në duart e një familjeje dhe oligarkësh duke vënë në rrezik kapjen e medias.
Raporti gjeti se Shqipëria kishte një përmirësim margjinal në përpjekjet e tyre për korrupsion, por kjo ka të ngjarë për shkak të presionit politik nga BE dhe se është një “qëllim afatshkurtër” për të performuar më mirë.