Shqipëria nënshkroi të premten një marrëveshje tregtare dhe bashkëpunimi me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut.
Marrëveshja mundëson që të tre vendet të vazhdojnë bashkëpunimin në tregti me të njëjtat kushte që ishin para se Britania të dilte nga BE.
Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Norman Dunkan nënshkruan të premten këtë marrëveshje.
Të dy vendet thanë se do të punojnë më ngushtë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të parandaluar përhapjen e tij në Europë.
Marrëveshja e nënshkruar më 5 shkurt, përcakton ambiciet e Britanisë dhe Shqipërisë për marrëdhëniet në të ardhmen, duke përfshirë forcimin e lidhjeve politike, ekonomike, të sigurisë dhe kulturës.
Me këtë hap pritet të ketë më shumë bashkëpunim mbi qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin politik.
Bizneset e Britanisë do të tregtojnë njësoj si më parë kur Britania ishte pjesë e BE. Tregtia totale e mallrave dhe shërbimeve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë ishte 158 milion £ në 2019.
Ambasadori britanik në Shqipëri tha se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vende.
“Shqipëria ofron mundësi të mëdha për bizneset dhe investitorët britanikë që zgjerohen në Evropën Juglindore dhe nënshkrimi i marrëveshjes shënon një epokë të re të rritjes së investimeve në të dy ekonomitë”, tha ai.