Shqipëria paditet në arbitrazh pas anullimit të kontratës koncesionare të kontenierëve

Nga Exit News
Shqipëria paditet në arbitrazh pas anullimit të kontratës koncesionare të kontenierëve

Shteti shqiptar është paditur në Gjykatën e Arbitrazhin në Uashington nga Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve.

Sipas një artikulli në portalin Global Arbitration Review, kompanitë Kurum Shipping shpk, Durres Container Terminal Sha, Metal Commodities Foreign Trade Corp e regjistruar në SHBA dhe Altberg Developments LP në Britani kërkojnë dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh për prishje të kontratës koncesionare.

Anulimi i kontratës së koncesioni ka ndodhur disa muaj më parë, pas një beteje të gjatë ligjore mes kompanisë turke Kurum dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>