Shqipëria do të kandidojë në zgjedhjet e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara më 11 qershor 2021, për një prej pesë vendeve jo të përhershme.
Vendi jonë është kandidaturë e vetme e vendeve të Evropës Juglindore, duke rritur shanset që ajo të zgjidhet. Ajo ka aplikuar për këtë pozicion që prej vitit 2009.
Për pesë vendet e Këshillit të Sigurisë garojnë 6 vende—Shqipëria, Brazili, Republika Demokratike e Kongos, Gabon, Gana, dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ndër këto vende vetëm Shqipëria nuk ka shërbyer asnjëherë në Këshill.
Shqipëria është anëtare e Kombeve të Bashkuara që prej vitint 1955. Ajo sëbashku me 63 vende anëtare, nuk kanë shërbyer asnjëherë në Këshill. Për këtë proces, Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u takua me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, të premten.
Prioritet i vendit në këtë manda do të jetë lufta kundër dhunës gjinore, kundër ekstremizmit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.