Që prej vitit 2017, Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara nga pastrimi i parave.
Qeveria ka dështuar të luftojë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit përmes ekonomisë informale, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto janë gjetjet e paraqitura në raportet e insitucioneve të Bashkimit Evropian dhe të Departamentit amerikan të Shtetit prej tre vitesh tashmë.
— Në shkurt 2020, Shqipëria u bë pjesë e listës gri për pastrimin e parave të Task Forcës së Hetimit Financiar, FATF, një institucion ndër-qeveritar i krijuar në 1989 nga ministrat e vendeve anëtare të tij. Sëbashku me Shqipërinë, këtë vit u bënë pjesë e kësaj liste edhe Barbados, Xhamajka, Mauritius, Myanmar, Nikaragua dhe Uganda. Ndërsa, këtë vit nga kjo listë doli Trinidad Tabako.
— Për për të tretin vit radhazi, Shqipëria është shpallur zyrtarisht si Vend Kryesor i Pastrimit të Parave në botë, nga Departamenti amerikan i Shtetit, se basheku me mbi 40 vende të tjera. Shqipëria fut në këtë listë në vitin 2017.
— Në gusht 2019, Indeksi i Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, publikuar nga Instituti i Baselit, e rendit Shqipërinë të katërtën në Europë dhe të 39-ën në botë për rrezikun ndaj pastrimit të parave të krimit.
— Në vitin 2018, Shqipëria u fut në listën e vendeve që duhet të monitorohen nga MoneyVal, agjensia e Këshillit të Evropës që m,bikqyr rrezikun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Shqipëria miratoi në qershor 2019, disa rregullime ligjore për luftën kundër pastrimit të parave. Por, në raportin e publikuar nga Moneyval në janar të 2020, thuhet se pavarësisht se Shqipëria ka bërë përparim në përmbushjen e kushteve të vendosura, ajo sërisht do të jetë pjesë e vendeve që do të monitorohet.