Shqipëria ka shtyrë afatin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë deri më 31 janar 2018.
Ky vendim i qeverisë shqiptare vjen pas vendimit të Këshillit të BE-së, marrë më 28 qershor, për të shtyrë sanksionet ndaj Rusisë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Përveç Shqipërisë, dhe Mali i Zi, Norvegjia dhe Ukraina kanë marrë të njëjtin vendim.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini përshëndeti vendimin e këtyre shteteve se pavarësisht se nuk janë pjesë e BE-së, i janë bashkuar nismës së saj.
Sanksionet ekonomike të BE-së ndaj Rusisë u vendosën në vitin 2014, si përgjigje ndaj pushtimit të Krimesë nga Rusia. Sanksionet kishin për qëllim goditjen e sektorit të energjisë, indrustrisë së mbrojtjes dhe financave. Vendosja e sanksioneve e bëri më të vështirë hyrjen e Rusisë në tregjet kapitale evropiane. Shqipëria iu bashkua nismës së BE-së që në vitin 2014.
Presidenti rus Vladimir Putin, po ashtu ka vendosur shtyrjen e sanksioneve ndaj vendeve që kundërshtuan Rusinë dhe vendosën saksione ndaj saj deri më 31 dhjetor 2018.