Shqipëria ka siguruar 50 mijë vaksina të tjera nga AstraZeneca, njoftoi të mërkurën kryeministri Edi Rama.
“Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme”, tha në Facebook Rama.
Të mërkurën Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri tani janë vaksinuar 68 mijë të moshuar.
Kryeministri Rama tha se pas të moshuarve do të nis vaksinimi i punëtorëve të fasonerisë.
Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer rreth mbi 65 mijë vaksinime për të moshuarit, 33 mijë vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse dhe rreth 22 mijë vaksinime për arsimtarët.
Shqipëria është ka marrë vaksina nga Pfizer, AstraZenevca, Sinopharm dhe Sputnik V.