Zyra e Jashtme e Britanisë UK Foreign and Commonwealth Office (FCO), pas ngjarjeve të në aeroportin e Stambollit ka publikuar hartën e re të vendeve të sigurta për të udhëtuar.
Ngjyrat e hartës tregojnë:
- E gjelbër: Vend i sigurtë
- E verdhë: Vend pjesërisht i sigurtë
- E kuqe: Vend i pa sigurtë
Sipas hartës, Shqipëria e shënuar me ngjyrë të gjelbër është një vend i sigurtë për të udhëtuar.
Qeveria britanike këshillon qytetarët të udhëtojnë 10 kilometra larg kufirit Sirian dhe qytetit te Diyarbakir, dhe të shmangin të gjitha udhëtimet në jug – lindje të Sirisë.
Vendet e Afrikës dhe Azisë janë cilësuar të rrezikshme për shkak të nivelit të lartë të terrorizmit dhe korrupsionit.
Gjithashtu, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm kur udhëtojnë në pjesën veriore të Amerikës së jugut, në veçanti në Kolumbi, për arsyer të përhapjes së virusit Zika, luftës ndërmjet bandave kriminale, dhe tregtisë së drogës.
Rusia është kryesisht e sigurtë, por turistët duhet të shmangin zonat në kufi me Ukrainën.