Shqipëria vendi më i kequshqyer në Europë

Indeksi Global i Urisë për vitin 2015 e rendit Shqipërinë si vendin më të kequshqyer në Europë.

Ky indeks merr në studim katër tregues:

  • Përqindjen e popullsisë së kequshyer
  • Përqindjen e fëmijëve nën pesë vjeç që vuajnë nga kequshqyerja akute, pra kanë peshë më të ulët për gjatësinë e tyre
  • Përqindjen e fëmijëve nën pesë vjeç që vuajnë nga rakitizmi ose dëmtimi i kockave si pasojë e kequshyerjes
  • Vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç.

Sipas studimit, në Shqipëri rreth 8,5 për qind e popullsisë kequshqehen, 7,2 për qind e fëmijëve nën pesë vjeç vuajnë nga kequshqyerja akute, ndërsa 17,8 për qind e tyre vuajnë nga rakitizmi. Përqindjen më të ulët e shënon vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç në masën 1,5 për qind.

Raporti rendit si vendet me kequshqyerjen më të lartë në botë vendet e Afrikës si Republika e Afrikës Qëndrore, Çadi dhe Zambia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>