Shqipëria vendi më i prekur në mesdhe nga ndryshimet klimaterike

Nga Patris Pustina
Shqipëria vendi më i prekur në mesdhe nga ndryshimet klimaterike

Shqipëria është një nga vendet mesdhetare ku efektet e ndryshimit të klimës janë më të dukshme, sikurse dëshmohet edhe nga erozioni i shpejtë i vijës bregdetare.

Faqja Webdoc “Zërat nga Lindja”, e Marco Carlone, Francesco Rasero dhe Eleonora Anello, ka për qëllim dokumentimin e efekteve të ndryshimit të klimës dhe strategjitë për t’i trajtuar ato në Ballkanin Perëndimor. Për këtë qëllim, një raport video i gjendjes së vijës bregdetare shqiptare zbulon se si vendi po preket tashmë nga ndryshimet klimatike.

Endri Haxhiraj, nga Instituti për Politikën e Mjedisit, një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2008, përshkruan se si në Shqipëri është rritur niveli i detit, nga aktiviteti njerëzor që rëndon efektet e ndryshimit të klimës në bregdet.

Devijimi i lumenjve që parandalon depozitimin e sedimenteve në det dhe shpyllëzimet bregdetare po e keqësojnë erozionin bregdetar. Po kështu, ndërmarrjet e ndërtimit që gërmojnë rërë nga bregdeti për të ndërtuar vendbanime turistike po ndihmojnë më tej në ngritjen e nivelit të detit.

Barrierat e detit të ndërtuara përgjatë bregdetit nuk do të jenë të mjaftueshme për të përmirësuar ngritjen e nivelit të detit, paralajmëron Haxhiraj. Një nga viktimat e para të kësaj rritje ka qenë laguna e ujërave të ëmbla Kune-Vain, ku përparimi i detiti përtej bregdetit dëmtoi rëndë habitatin e lagunës.

Lajme te ngjashme