Shqipëria është vendi i dytë në Evropë me miratimin më të madh ndaj lidershipit të SHBA-ve në Evropë. Sipas sondazhit të fundit të Gallup, të botuar më 27 korrik, 67 përqind e shqiptarëve mbështesin lidershipin e SHBA-ve, 20 përqind nuk e mbështesin dhe 13 përqind nuk kanë mendim.
Në krahasim me vitin 2018 dhe 2019, besimi i shqiptarëve në lidershipin amerikan ka rënë me 2 përqind.
Vendi me besimin më të madh në lidershipin e SHBA-ve në Evropë është Kosova me 82 përqind. Ndërsa në vend te tretë, pas Shqipërisë renditet Polonia me 59 përqind. Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë i japin SHBA-ve miratim më të lartë lidershipit të SHBA-ve.
Këtë vit qytetarët e Polonisë e kanë miratuar më shumë lidershipin e SHBA-ve në krahasim me vendet e tjera. Vendet e tjera që kanë besim të lartë në lidershipin e SHBA-ve janë Hungaria, Rumani dhe Ukraina.