
Qytetarët shqiptarë duke nisur nga sot (6 tetor) mund të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut pa testin PCR, për COVID-19. Ky rregull vlen edhe për Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi.
Lajmi u njoftua në Facebook nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipče, i cili tha se “sipas analizave tona, për momentin nuk ka tregues negative, domethënë një numër të madh të rasteve të importuara të COVID-19 nga ato vende. Si rezultat, nuk ka rrezik dhe është e sigurt hapja e kufijve ”.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njoftoi se numrat e të infektuarve të importuar janë të ulët, ndaj qytetarët mund të lëvizin pa test.