Shqiptarët, të parët për numrin e lartë të dëbimeve nga Gjermania

Nga Exit News
Shqiptarët, të parët për numrin e lartë të dëbimeve nga Gjermania

Shqiptarët janë të parët për numrin e lartë të dëbimeve nga Gjermania për periudhën shtator 2019 deri në shkurt 2020.

Gjatë kësaj periudhe janë dëbuar nga Gjermania 10.276 persona pa të drejtë qëndrimi. Shumica prej tyre janë kthyer në Shqipëri, ndërsa në vend të dytë renditej Italia.

Këto të dhëna i ka bërë publike Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhe janë raportuar nga Deutsche Ëelle.

Këto kthime janë bërë bazuar në ligjin për kthimin e rregulluar të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi, miratuar një vit më parë.

Sipas ministrisë, është ende herët për të folur për impaktin e plotë të ligjit, pasi pandemia e koronavirusit ka ulur ndjeshëm numrin e azilkërkuesve dhe të dënuarve: në prill u dëbuan vetëm 28 vetë, ndërsa në korrik 787 vetë.

Rregulloret e reja që hynë në fuqi me ligjin duhet ta lehtësonin dëbimin nga Gjermania. Ato parashikojnë ndër të tjera më shumë mundësi për mbajtjen në paraburgim para një dëbimi.

Personat që kanë gënjyer për identitetin apo ata që nuk tregojnë interes për plotësimin e dokumenteve të identifikimit, rrezikohen nga sanksione të ndryshme, si për shembull ekspulsi, ose ndalimi i hyrjes për një periudhë të caktuar kohore në vendet e zonës Shengen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>