Shqiptari që vrau gruan në Greqi, në kërkim nga Interpoli

Klodi Lesi, shqiptari që vrau bashëshorten e tij greke një javë më  parë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. 34 vjeçari u arratis pas vrasjes, duke marrë me vete dhe djalin e tij 4 vjeçar.

Përveç policisë, në këtë çështje u përfshinë dhe disa shoqata për mbrojtjen e fëmijëve që kërkojnë gjetjen e djalit të mitur. Sipas shoqatave, ai ndodhet në rrezik për jetën.

Një dyshim i policisë greke është se Klodi mund të ketë ardhur në Shqipëri.

Rreth një javë më parë, në 7 janar, Klodi Lesi vrau gruan me thikë dhe u arratis në drejtim të paditur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>