Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia greke të premten, pasi vrau me thikë bashkëshorten e tij, me të cilën jetonte në lagjen Dhafni të Athinës.
Sipas raportimeve në media, shtetasi shqiptar, me origjinë nga Buzi i Tepelenës, citoi si shkak të vrasjes xhelozinë ndaj bashkëshortes.
Policia gjeti plagë të shumta, të bë ra me thikë në trupin e viktimës.
Mësohet se çifti i shqiptarëve, Anisa dhe Florand Sheu, kishin një djalë 10 vjeç dhe nxirrte jetesën nga menaxhimi i një lokali.
Bashkëshorti vrasës dhe viktima kanë pasur një histori të gjatë konkliktesh.
Para një muaji ato ishin paraqitur para policisë për shkak të debateve, ku janë kë shilluar të ulin tonet.