
Shtatë bashki kanë pranuar dhe kanë nisur sot zbatimin e dekretit të Presidentit Meta për mos zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor.
Këto bashki janë: Bashkia e Shkodrës, e Skraparit, e Kukësit, e Matit, e Kavajës, e Delvinës dhe e Gjirokastrës.
Me anë të një kërkesë drejtuar Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, kryebashkiakët Voltana Ademi, Nesim Spahiu, Bashkim Shehu, Nezir Rizvani, Isa Sakja, Rigels Balili e Zamira Rami kanë kërkuar heqja e listave të zgjedhësve të afishuara në institucionet arsimore, si dhe lirimin e ambienteve që do të përdoreshin si qendra votimi.
Sot më herët, Presidenti Meta deklaroi se pavarësisht kundërshtimeve të qeverisë dhe KQZ-së, dekreti “është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë”. Meta shtoi se “presidenti po mban parasysh me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjet”.