Shteti i New York-ut hap hetim për organizatën e ish-presidentit Trump

Nga Exit News
Shteti i New York-ut hap hetim për organizatën e ish-presidentit Trump

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New York-ut, Letitia James njoftoi të martën se po heton Organizatën Trump, të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, sipas Reuters..

Dyshohet se organizata ka bërë raportime të rreme të aseteve, duke fryrë vlerën e tyre për të siguruar hua dhe duke e ulur atë për të përpërfitituar avantazhe ekonomike e tatimore.

Akuzat e ngritura, sipas prokurorisë, janë të natyrës penale kësaj radhe.

“Kemi informuar Organizatën Trump se hetimi ynë mbi organizatën nuk është më thjesht i natyrës civile,” deklaroi Fabien Levy, një zëdhënës i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Ai shtoi se Organizata Trump po hetohet në kapacitet kriminal.

Trump ka thënë se hetimi i mbikëqyrur nga Prokurorja James, një demokrate, ishte i motivuar politikisht.

Ky është hetimi i tretë në drejtim të ish-presidentit amerikan, i ciki po hetohet nga Prokurori i Qarkut të Manhattanit, Cyrus Vance për mashtrim me taksat dhe sigumet për praktikat e biznesit para se të bëhej president.

Ndërkohë, në shkurt, prokurorët në Fulton County, në Georgia, hapën një tjetër hetim penal me akuzën për përpjekje për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale 2020, pasi Trump u regjistrua në një telefonatë 2 janar duke i bërë presion sekretarit të shtetit të Georgias për të përmbysur rezultatin e votimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>