
Guvernatorja e shtetit të Oregonit në SHBA Kate Brown (D) ka vendosur dërgimin e 1.500 trupave të Gardës Kombëtare për të mbështetur spitalet në përballimin e te shtruarve të infektuar me mutacionin Delta.
733 pacientë aktualisht janë shtruar në spital me raste të rënda, përfshirë 185 në kujdes intensiv, tha Brown për median amerikane.
Departamenti i shëndetësisë i shtetit po kërkon të sigurojë ndihma shtesë, dhe Brown ka kërkuar mbështetje dhe financim nga FEMA.
SHBA-të po përballen me një valë të re të të infektuarve me mutacionin Delta.