Në qershor, pas lehtësimit të masave anti Covid-19, Ballkani Perëndimor u bë rruga e preferuar e emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar në vendet e BE-së, sipas raportit të publikuar nga Frontex, misioni i BE-së për ruajtjen e kufijve mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Në qershor, u kapën nga misioni Frontex 2050 emigrantë të paligjshëm, ose 70 përqind më shumë se nëmaj dhe tre herë më shumë krahasuar me një vit më parë.
Në gjysmën e parë të 2020-ës, gati 9300 emigrantë të paligjshëm u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin për në vendet e BE-së, përmes Ballkanit Perëndimor — 73 përqind më shumë se në 6 muajt e parë të 2019-ës.
Rruga e preferuar e ndjekur nga emigrantët është nga Greqia për në vendet e Ballkanit Perëndimor e më pas për në vendet e BE-së.
Dy nga tre emigrantët e kapur në rajon ishin nga Siria, ndërsa 17 përqind e tyre ishin nga Afganistani.
Për shkak të pandemisë, në gjysmën e parë të vitit numri i emigrantëve të paligjshëm që kaluan nga Ballkani Perëndimor dhe Lindor për në BE, u ul.