Greqia ka vendosur të mos lejojë hyrjen në territorin e saj për shtetasit që rezultojnë pozitivë me COVID-19 në pikën kufitare të Kakavijës.
Mediat greke kanë publikuar njoftimin e qeverisë, e cila argumenton se kjo masë merret për të mbrojtur shendetin publik në shtetin fqinj.
Pra duke nisur nga dita e hënë, personat që do të dalin pozitivë në testet që kryhen në pikën kufitare të Kakavijës do të kthehen mbrapsht.
Deri më tani personat që dilnin pozitivë në kontrollet e palës greke në Kakavijë karantinoheshin 14 ditë.
Vendimi i qeverisë greke parashikon gjithashtu gjoba për personat e prekur me COVID-19 nëse tentojnë të hyjnë ilegalisht në Greqi.