
Një takim midis delegacioneve ushtarake turke dhe greke, i planifikuar fillimisht për 8 shtator në selinë e NATO-s në Bruksel, për të diskutuarpër incidentin në detin Mesdhe është shtyrë për në 10 shtator.
Sipas burimeve të Ministrisë të Mbrojtjes turke, bisedimet teknike – të planifikuara pas një takimi midis Presidentit Turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg – shtyhen për në 10 Shtator nga Komiteti Ushtarak i NATO-s.
Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi Turqia më 10 gusht dërgoi anije kërkimore dhe ushtarake në Mesdhe, pavarësisht kërcënimeve nga BE-ja.
Të dyja vendet pretendojnë se zona në Meshe është pjesë e shelfit të tyre kontinental.