Ceremonia e çmimeve Grammy do të shtyhet me 14 mars për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ceremonia ishte parashikuar për tu zhvilluar me 31 janar.
Organizatorët e Grammy bën të ditur se për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve në Los Anxhelos dhe mbi ngarkesës së spitaleve vendosën të shtynin ceremoninë.
Ceremonia e Grammy ishte planifikuar për tu zhvilluar pa publik. Gjjthashtu fituesit e artistët nuk do të lejoheshin të qëndronin gjatë.
Kandidatët kryesorë për këtë vit ishin Beyonce, Dua Lipa dhe Taylor Swift.