Shtyhet hapja e vitit shkollor në Kosovë, kërkohet dëshmi imuniteti për pjesëmarrje në aktivitete

Nga Exit News
Shtyhet hapja e vitit shkollor në Kosovë, kërkohet dëshmi imuniteti për pjesëmarrje në aktivitete

Qeveria kosovare ka marr të dielën masa të reja për përballimin e situatës epidemiologjike në vend, ndër të cilat ka qënë edhe shtyrja e vitit shkollor me dy javë të tjera. Vendimi shtrihet mbi të gjitha institucionet arsimore, private e publike, parauniversitare.

Qeveria do të njoh të drejtën për leje të njërit prej prindërve të fëmijëve që frekuentojnë çerdhet e kopshtet.

Pavarësisht se javën e fundit ka patur një rënie të lehtë të numrave të infektimit, situata ende nuk duket e stabilizuar.

“Përkundër fillimit të stabilizimit të situatës me pandeminë, kemi akoma numër të lartë të vdekjeve nga Sars-COV2,.” deklaroi minsitri i Shëndetësisë, Arben Vitia për masat.

Po ashtu studentët nuk do të lejohen të jenë fizikisht të pranishëm në universitete, ndërkohë që për veprime adminsitrative ato duhet të paraqesin provë vaksinimi ose test PCR/Serologjik.

E njëjta vlen për punonjësit publik apo qytetarët që duan të marrin pjesë në aktivitete publike, ëprfshirë edhe frekuentimin e biblotekave.

Vitia paralajmëroi se pas 26 shtatorit prova e imunitetit do të kërkohet edhe për personalin dhe klientët e qëndrave tregëtare.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>