
Mbyllja e ish-sheshit Shqiponja për qytetarët nuk do të nisë nga e shtuna, 23 tetor, siç ishte parashikuar, por do të shtyhet me të paktën një javë.
Qarkullimi në ish-sheshin Shqiponja do të ndalohet për disa muaj për qytetarët për shkak të punimeve në përndërimin e Unazës së Madhe në aksin nga zona e Astirit deri tek rrethrrotullimi i sheshit.
Pritet që bllokimi i këtij aksi dhe devijimi i rrugës të sjellë edhe më shumë probleme për trafikun në Tiranë, i cili veçanërisht në muajt e fundit ka qenë shumë problematik.