Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyu për herë të tretë seancën për prokurorin Avni Kraja.
Trupa gjykuese për të është e përbërë Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj dhe Genta Tafa Bungo.
Përfaqësuesja e tij kërkoi më shumr kohë për të bërë një mbrojtje të plotë.
Seanca e parë e planifikuar për t’u zhvilluar më datë 16 prill u shty për më datë 26 prill pasi prokurori Kraja kishte depozituar një raport mjekësor për arsye shëndetësore.
Edhe seanca e planifikuar për më datë 26 prill u shty per të njëjtin motiv.